Drenas, zhduket një familje që kishte ardhur për pushime në Kosovë

Kronikë e zezë

Drenas, zhduket një familje që kishte ardhur për pushime në Kosovë

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 11:33
Drenas

Policia e Kosovës ka njoftuar se një familje në Drenas është zhdukur dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

Rastin e ka lajmëruar në polici, vëllai i tyre, i cili edhe ka bërë të ditur se ata kishin ardhur për pushime në Kosovë.

“Më 31.08.2023 një mashkull kosovar ka raportuar se vëllai i tij i cili jeton jashtë vendit,

derisa ishte në Kosovë me familjen e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tyre, rasti është duke u hetuar”, njofton Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat