Grabitje e armatosur në një market në Obiliq

Kronikë e zezë

Grabitje e armatosur në një market në Obiliq

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 11:45
Grabitje

Një grabitje e armatosur ka ndodhur ditën e enjte në një market në Obiliq.

Policia njofton se persona të armatosur kanë grabitur një shumë parash në një market.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ishte në një market, dy persona të panjohur të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve u kanë grabitur një shumë parash të cilat kanë qenë në kasë të marketit, dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Nuk raportohet për të lënduar, përderisa rasti është duke u hetuar”, njofton Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat