Përleshja brutale në Pejë: Këta janë të rinjtë që rrahën keq një 22-vjeçar, kërcënuan me jetë personin që tentoi ta mbrojë viktimën

Kronikë e zezë

Përleshja brutale në Pejë: Këta janë të rinjtë që rrahën keq një 22-vjeçar, kërcënuan me jetë personin që tentoi ta mbrojë viktimën

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 22:09
Foto ilustrim

Përleshjet mes të rinjve tashmë janë bërë të zakonshme në vendin tonë. Pothuajse çdo ditë raportohet për sherre të ndryshme, motivet e të cilave shpesh dalin të jenë banale. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë pak para mesnatës në qytetin e Pejës, ku tre persona dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një 22-vjeçar.

Burimet brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se të dyshuarit janë Jetmir Tahiraj, Euron Haklaj dhe Fatlum Seferaj.

Sipas informacioneve të para, të dyshuarit i janë vënë në ndjekje viktimës dhe të njëjtin e kanë rrahur me grushte e shqelma, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore.

Në ngjarje është përfshirë edhe një person tjetër, i cili ka tentuar që t’i dalë në ndihmë dhe ta shpëtojë të riun, mirëpo i njëjti më pas ka hasur në kërcënimet e njërit prej të dyshuarve, i cili i ka kanosur se do i vrasë.

22-vjeçari është dërguar në spital për tretman mjekësor, ndërkohë që rasti është denoncuar në Polici.

Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe ‘Kanosje’ dhe tre të dyshuarit janë dërgur në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat