Ky është 54-vjeçari që vdiq në vetaksident në Vogovë të Gjakovës

Kronikë e zezë

Ky është 54-vjeçari që vdiq në vetaksident në Vogovë të Gjakovës

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 08:24
Foto ilustrim

Mbrëmë u raportua për një vetaksident tragjik që ka ndodhur në rrugën nacionale Kosovë-Shqipëri, në fshatin Vogovë të Gjakovës ku një shtetas i Shqipërisë mbeti pa shenja jete. 54-vjeçari dyshohet se nuk i është përshtatur shpejtësisë së lëvizjes kundrejt kushteve të rrugës dhe për pasojë ka humbur kontrollin mbi veturën duke shkaktuar vetaksident.

Burimet brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se viktima është Arben Brahaj nga fshati Kerrnajë.

Vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes, derisa trupi i viktimës është dërguar fillimisht në morgun e qytetit në Spitalin Rajonal të Gjakovës e më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Lajmin e ka konfirmuar togerja e Policisë, Gjyljeta Kasapi.

“Rreth orës 19:50 në rrugën nacionale Kosovë-Shqipëri drejtim i Qafës së Prushit, saktësisht në fshatin Vogovë, ka ndodhur një vetaksident me fatalitet. Një veturë është e përfshirë. Në automjet janë gjetur dokumentet e një personi për të cilin dyshohet që janë të viktimës. Viktima është shtetas i Shqipërisë. Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur nga mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes ndaj kushteve të rrugës”, tha Kasapi.

Po ashtu, Kasapi shtoi se Ambasada e Shqipërisë është njoftuar pasi viktima ka nënshtetësi shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat