Të shtëna me armë zjarri në ahengje familjare, dy të arrestuar gjatë së premtes

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë zjarri në ahengje familjare, dy të arrestuar gjatë së premtes

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Pavarësisht fushatës nga Policia e Kosovës për të mos përdorur armët e zjarrit në ahengje familjare, praktika e keqe vazhdon.

Sipas raportimit nga Policia e Kosovës të premten në Fushë Kosovë rreth orës 11:20 është arrestuar i dyshuari nën dyshimin se përderisa ishte në një aheng familjar në shenjë dëfrimi ka shtënë disa herë me armë.

“Njësitë policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku nga i dyshuari kanë sekuestruar një revole me gas, një karikator, dy (2) gëzhoja dhe  pesë (5) fishek (njëri nga fishekët kishte ngecur brenda ne tytë dhe zyrtaret kompetent do ta nxjerrin nga tyta)”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Derisa në një rast tjetër në rrugën Bajram Bahtiri në Prishtinë mbrëmë rreth orës 20:30 pas disa të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar, nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë .

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat