Një person në Kaçanik rrah të dashurën e tij, arrestohet

Kronikë e zezë

Një person në Kaçanik rrah të dashurën e tij, arrestohet

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 10:13
Foto ilustrim

Një person në Kaçanik është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se i ka shkaktuar lëndime trupore të dashurës së tij të enjten rreth orës 23:30.

“Me datë 01.09.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës së tij, viktimës femër kosovare”, njofton Policia e Kosovës.

Viktima, si pasojë e lëndimeve trupore është dërguar për tretman mjekësor.

Ndërsa, policia thotë se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar “Lëndim i lehtë trupore” dhe “Dhunë në familje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat