Marrja e patentë shoferit dhe 300 euro gjobë për shoferin që tejkaloi shpejtësinë në Ferizaj

Kronikë e zezë

Marrja e patentë shoferit dhe 300 euro gjobë për shoferin që tejkaloi shpejtësinë në Ferizaj

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 10:46
Foto ilustrim

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka dënuar me 300 euro një shofer i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, atij po ashtu i është marrë patentë shoferi për gjashtë muaj.

Policia njofton se të premten rreth orës 18:51 në rrugën lokole “Brahim Ademi” në Ferizaj ka ndaluar shoferin SH.H (M/K) i moshës 36 vjeçar, i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 100 km/h.

“Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 300 euro, 3 pikë negative dhe gjashtë (6) muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit”, njofton Policia.

Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit.

“Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftim.

“Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat