Digjet një banesë në Prishtinë, policia angazhohet për sqarimin e rrethanave

Kronikë e zezë

Digjet një banesë në Prishtinë, policia angazhohet për sqarimin e rrethanave

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 16:58
Foto nga vendi i ngjarjes

Në orët e hershme të mëngjesit, një banesë në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë është  përfshirë nga zjarri. 

Lajmin për median e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sot rreth orës 04:00, është raportuar se në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë një banesë është  përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit”, ka thënë ajo. 

Por, përveç dëmeve materiale, policia nuk ka raportuar për persona të lënduar. 

“Aktualisht  policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin, i cili nga prokurori i shtetit është cilësuar si zjarrvënie”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat