S’ranë dakord për ndarjen e tokës, suharekasi i bën për spital xhaxhain dhe djalin e tij

Kronikë e zezë

S’ranë dakord për ndarjen e tokës, suharekasi i bën për spital xhaxhain dhe djalin e tij

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 17:19
Foto ilustrim

Mosmarrëveshjet për prona po vazhdojnë të shkaktojnë përleshje e telashe të shumta mes qytetarëve, të cilat shpesh edhe eskalojnë edhe në përleshje fizike, duke u nevojitur medoemos ndërhyrja e organeve të rendit.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në fshatin Bllacë të Suharekës, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht xhaxhain dhe djalin e tij.

Burimet e medias brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se motivi që çoi deri në konfliktin mes familjarëve, dyshohet të lidhet me ndarjen e një prone.

Dy viktimat janë dërguar në spital për tretman mjekësor, ndërkohë që 34-vjeçari i dyshuar është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim trupor’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat