Gjuajti me armë në aheng, 18-vjeçari në Fushë Kosovë përfundon në pranga

Kronikë e zezë

Gjuajti me armë në aheng, 18-vjeçari në Fushë Kosovë përfundon në pranga

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 17:20
Foto ilustrim

Kosovarët si ‘merakli të armëve’, ato i përdorin shpesh edhe në ahengjet familjare, përmes së cilës shprehin ‘gëzimin’ e tyre për një ngjarje të caktuar. E kjo përpos që është dukuri e shpeshtë dhe e kundërligjshme, shumë herë është edhe e rrezikshme. Ka disa raste kur nga të shtënat festive, kanë pësuar edhe me jetë qytetarët e pafajshëm, madje edhe ata që nuk ishin pjesë e ahengjeve.

Policia ka intervenuar dje edhe në një rast në fshatin Miradi e Poshtme të Fushë Kosovës, ku disa të shtëna me armë trazuan banorët e asaj zone.

Media mëson se një 18-vjeçar dyshohet se ka shtënë me armë në një aheng familjar dhe i njëjti më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim, teksa arma që dyshohet se u përdor në rast, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet për veprëat penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar’ dhe ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.

Kujtojmë se në vazhdimësi është bërë thirrje që të festohet pa armë, por siç duket këto thirrje kanë hasur në vesh të shurdhër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat