Dyshohet se sulmoi fizikisht një person, bie në pranga pas dy javësh në arrati 35-vjeçari në Podujevë

Kronikë e zezë

Dyshohet se sulmoi fizikisht një person, bie në pranga pas dy javësh në arrati 35-vjeçari në Podujevë

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 19:52
Foto ilustrim

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, sidomos nga përleshjet e shumta ku përfshihen qytetarët gjithandej vendit. E shpeshherë të dyshuarit ia dalin që të arratisen nga duart e organeve të rendit.

Kështu ka ndodhur në qytetin e Podujevës, ku dy persona dyshohet se më shumë se dy javë më parë kanë sulmuar një 43-vjeçar.

Burimet e medias brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se njëri prej të dyshuarve ishte arrestuar dy ditë pas ngjarjes, ndërsa i dyshuari i dytë ishte arratisur.

Sinjali mëson se 35-vjeçari që po shijonte lirinë nga arratia, gjatë ditës së djeshme ka rënë në prangat e Policisë së Kosovës.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat