Sherr në Obiliq: I riu kërcënon me armë shkrepëse një person, dërgohet në mbajtje

Kronikë e zezë

Sherr në Obiliq: I riu kërcënon me armë shkrepëse një person, dërgohet në mbajtje

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 08:15
Foto ilustrim

Posedimi i armëve ilegale është një dukuri shqetësuese në vendin tonë, pasi që Policia vazhdimisht has në persona të armatosur të cilët cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe rrezikojnë jetën e tyre. Të njëjtit në shumë raste i përdorin ato për t’i kërcënuar të tjerët, e në rast edhe më të këqija, gjuajnë me to.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në Obiliq, ku një person dyshohet se ka kërcënuar me armë shkrepëse një 49-vjeçar, për motive akoma të panjohura.

Mësohet se viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë, me ç’rast njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar të dyshuarin. Po ashtu kanë sekuestruar armën që dyshohet se u përdor në rast.

24-vjeçari është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Kanosje’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.“

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat