​Vet-aksident në autostradë, vdes një grua dhe lëndohen disa persona

Kronikë e zezë

​Vet-aksident në autostradë, vdes një grua dhe lëndohen disa persona

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 09:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Një vetaksident ka ndodhur dje në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Si pasojë si pasojë, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar pasagjerja kosovare, e cila gjatë transportit për në spital ka ndërruar jetë,m si dhe janë lënduar disa persona.

Sipas Policisë, drejtuesi mashkull kosovar, derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia dhe mospërshtatja shpejtësisë kushteve të rrugës ka shkaktuar vet aksident, duke u rrokullisur me veturë.

“Si pasojë, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar pasagjerja kosovare, e cila gjatë transportit për në spital ka ndërruar jetë, ndërsa lëndime kanë pësuar vetë drejtuesi, i cili për shkak të lëndimeve serioze është dërguar në QKUK, po ashtu lëndime kanë pësuar edhe tre fëmijë pasagjerë në veturë, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren”, thuhet në raportin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat