E rëndë në Tiranë, 37-vjeçarja vritet me thikë nga motra e saj pas një sherri në banesë, detajet e para

Kronikë e zezë

E rëndë në Tiranë, 37-vjeçarja vritet me thikë nga motra e saj pas një sherri në banesë, detajet e para

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Një 37-vjeçare është gjetur e pajetë brenda një banese te “Rruga e Kavajës” në kryeqytet.

Policia është njoftuar nga banorët dhe ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, teksa viktima e identifikuar si A. Pushani ka pasur plagë në trupë të shkaktuara nga thika. Burime nga policia bënë me dije se dyshohet se autore e vrasjes është motra e viktimës M. Pushani.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet, teksa ka arrestuar dhe autoren e dyshuar. Policia ka shoqëruar të afërm të viktimës për t’u marrë në pyetje. Paraprakisht dyshohet se krimi ka ndodhur pas një sherri mes tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat