E parkoi skaj rrugës, qytetarit në Skenderaj ia vjedhin BMW-në

Kronikë e zezë

E parkoi skaj rrugës, qytetarit në Skenderaj ia vjedhin BMW-në

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 10:44
Foto ilustrim

Një burrë në Skenderaj ka raportuar se dikush ia ka vjedhur veturën “BMË” që e kishte parkuar skaj rrugës për shkak të një defekti teknik.

“Skenderaj 01-02.09.2023 – NN. Ankuesi kosovar, ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e tipit BMË me targa vendore, të cilët e kishte parkuar skaj rrugës për shkak të një defekti teknik.

Njësitet policore kanë dalë në venin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

Ndërkohë që është informuar edhe prokurori.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat