Kjo është viktima që mbeti e vrarë në Prizren

Kronikë e zezë

Kjo është viktima që mbeti e vrarë në Prizren

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 20:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një rast i rëndë ka ndodhur në Prizren ku një person ka mbetur pa shenja jete pasi dyshohet se u privua nga jeta nga një burrë rreth të 50-tave.

Burimet Prokuroria bëjnë të ditur se viktima është Beqir Morina.

Lajmin e ka konfirmuar togeri i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Rreth orës 18:46 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen Arbana. I dyshuari nga automjeti në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër. Është komnstatuar vdekja e viktimës në vendin e ngjarjes. Viktima është mashkull shqiptar i moshës rreth 48 vjeçar dhe i dyshimti është rreth moshës 50-55 vjeçare. I dyshuari është në kërkim nga Policia.

Policia bashkë me njësinë e forenzikës janë në vendin e ngjarjes”, tha Bytyqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat