Ky është i dyshuari që po kërkohet nga Policia për vrasjen në Prizren

Kronikë e zezë

Ky është i dyshuari që po kërkohet nga Policia për vrasjen në Prizren

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 21:34
Foto ilustrim

Një rast të rëndë ka ndodhur në Prizren ku Beqir Morina ka mbetur pa shenja jete pasi dyshohet se u privua nga jeta nga një burrë rreth të 50-tave.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi që është shpallur në kërkim si i dyshuar për këtë rast është Aziz Gashi nga Klina.

Lajmin e ka konfirmuar togeri i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Rreth orës 18:46 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen Arbana. I dyshuari nga automjeti në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër. Është komnstatuar vdekja e viktimës në vendin e ngjarjes. Viktima është mashkull shqiptar i moshës rreth 48 vjeçar dhe i dyshimti është rreth moshës 50-55 vjeçare. I dyshuari është në kërkim nga Policia. Policia bashkë me njësinë e forenzikës janë në vendin e ngjarjes”, tha Bytyqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat