E dhimbshme: Ky është motoçiklisti që vdiq pasi u aksidentua në Gjakovë

Kronikë e zezë

E dhimbshme: Ky është motoçiklisti që vdiq pasi u aksidentua në Gjakovë

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 23:22
Foto ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion pothuajse çdo ditë po shkakton aksidente trafiku në rrugët tona. Jo rrallëherë këto raste po përfundojnë me fatalitet apo edhe me lëndime të rënda. Kështu ka ndodhur edhe sot në Gjakovë, ku një motoçiklist është goditur për vdekje nga një veturë.

Burimet nga Emergjenca bëjnë të ditur se viktima është Muharrem Cakiqi.

Ndërsa lajmin e ka konfirmuar togerja e Policisë, Gjyljeta Kasapi.

“Motoçikleta dhe automjeti kanë qenë duke lëvizur në drejtim të Deçanit, Automjeti që ishte duke lëvizur në krahun e djathë papritmas merr një veprim kthimi, për të kaluar në shiritin e kundërt drejtimi i Gjakovës, ku i merr përparësinë kalimi motoçikletës e cila ishte duke vozitur në krahun e majtë dhe motoçiklisti përplaset për veturë”, u shpreh Kasapi.

Ajo shtoi se në vendin e ngjarjes ka dalë Emergjena ku ka konstatuar vdekjen e motoçiklistit.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat