Aksident mes tri veturave në Peran të Podujevës, lëndohen tre persona

Kronikë e zezë

Aksident mes tri veturave në Peran të Podujevës, lëndohen tre persona

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 23:48
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur mes tri veturave në fshatin Peran të Podujevës, ku si pasojë tre persona janë lënduar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 22:45, kemi pranuar informatëm për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Peran -Podujevë. Në aksident janë përfshirë tri automjete”, u shpreh Ahmeti.

“Bazuar në të dhënat e deritanishme tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat