Djali në Skenderaj i del në mbrojtje nënës: E denoncon babanë e tij për dhunë dhe kërcënim ndaj saj

Kronikë e zezë

Djali në Skenderaj i del në mbrojtje nënës: E denoncon babanë e tij për dhunë dhe kërcënim ndaj saj

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 09:05
Ilustrim

Në shumicën e rasteve të dhunës në familje në Kosovë, viktima janë kryesisht gratë që pësojnë nga bashkëshortët e tyre.

Shumë prej tyre nuk i denoncojnë burrat në momentin kur përjetojnë dhunën për shkak të frikës. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi edhe në fshatin Makërmal të Skenderajt.

Rasti është zbuluar pasi djali i çiftit vendosi ta denoncojë babanë e tij për dhunën psikike dhe kanosjet që i kishte bërë ndaj nënës së tij.

Burimet brenda Prokurorisë bëjnë me dije se rasti ka ndodhur në shtëpinë e tyre, ku intervenoi Policia, pasi djali raportoi për telashet që i kishte shkaktuar babai i tij, duke tentuar edhe ta sulmojë viktimën.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me atë që kishte ndodhur.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor nën dyshimin për veprën penale “Dhunë në familje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat