I riu nga Kaçaniku ushtroi dhunë ndaj të dashurës dhe e çoi në mal

Kronikë e zezë

I riu nga Kaçaniku ushtroi dhunë ndaj të dashurës dhe e çoi në mal

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 09:59
Ilustrim

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga partnerët e tyre.

Një rast të tillë që ka ndodhur së fundmi në fshatin Dubravë të Kaçanikut, ku u arrestua një person nën dyshimet për dhunë ndaj të dashurës së tij.

I dyshuari Sh.B., i cili u arrestua dhe u ndalua për 48 orë, tashmë është dërguar në paraburgim, pasi Prokurorisë ushtroi kërkesë për caktimin e masës së sigurisë.

Burimet kanë bërë me dije se Gjykata ka vendosur që ta aprovojë kërkesën dhe t’ia caktojë një muaj paraburgim 23-vjeçarit të dyshuar për këtë rast.

Sipas informacioneve të para, ai po dyshohet se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari e kishte dërguar të dashurën në shtëpinë e tij, ku e ka rrahur e për të mos mbaruar me kaq e ka dërguar më pas në mal dhe është zhdukur.

Pasi vajza kishte arritur të largohej prej aty, e ka njoftuar Policinë për detajet e asaj që kishte ndodhur, me ç’rast ka kërkuar ndihmë.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe ndaj tij kanë nisur hetimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat