Shtatë persona të armatosur sulmojnë tre zyrtarë në Skenderaj

Kronikë e zezë

Shtatë persona të armatosur sulmojnë tre zyrtarë në Skenderaj

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 10:02
Ilustrim

Shtatë person në Skenderaj kanë sulmuar tre zyrtarë, ku sipas policisë, pesë nga të dyshuarit ishin të armatosur.

Policia ka bërë të ditur se zyrtarëve të sulmuar u  është ofruar tretmani mjekësor.

“Tri viktimat meshkuj kosovarë janë sulmuar fizikisht nga 7 të dyshuar meshkuj kosovarë.

Sipas viktimave, pesë (5) nga të dyshuarit ishin të armatosur me revole. Viktimave u është ofruar tretmani mjekësor. Rasti ne procedure hetimore, te dyshuarit ne kërkim policor”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat