Policia aksion kundër drogës në Prizren, arrestohen katër persona

Kronikë e zezë

Policia aksion kundër drogës në Prizren, arrestohen katër persona

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 11:33
Policia

Policia e Kosovës ka arrestuar sot katër persona në Prizren, pas operacionit kundër trafikimit me substanca narkotike.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Baki Kelani konfirmoi për Telegrafin se operacioni u realizua sot paradite.

“Sot, në orët e paradites Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, ka realizuar një operacion policorë, i cili përfshinë katër lokacione në rajonin e Prizrenit. Operacioni policor ka të bëjë me hetimin dhe luftën kundër trafikimit me narkotik, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar”, konfirmoi ai.

Policia në vazhdimësi është kryer operacione në luftë kundër substancave narkotike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat