Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 48-vjeçarit në Prizren

Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 48-vjeçarit në Prizren

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 20:48
Aziz Gashi

Policia e Kosovës e ka arrestuar Aziz Gashin, të dyshuarin për vrasjen e 48-vjeçarit në Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Policisë në Prizren, Faton Alija. Ai ka treguar se arrestimi i tij është bërë në një fshat të Malishevës.

“Po, është arrestuar i dyshuari sapo e konfirmuan, është arrestuar në një fshat të Malishevës.

Aktualisht është duke u sjellë në stacionin policor në Drejtorinë në Prizren. Nuk ka rezistuar ekipet policore janë duke e sjellë në stacion” – konfirmoi drejtori Aliaj për Kallxo.

Policia sot ka publikuar fotografinë e të dyshuarit dhe ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat