Digjet një veturë në lëvizje në Prizren

Kronikë e zezë

Digjet një veturë në lëvizje në Prizren

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 23:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Një veturë ka marrë flakë në lagjen “Dardania” në Prizren të hënën në mbrëmje.

Vetura e tipit BMW-X6 është përfshirë nga zjarri teksa ka qenë në lëvizje.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Në 19:10 është raportuar për një rast të zjarrit, ku një automjet BMW-X6, duke qenë në lëvizje e ka kapluar zjarri. Zjarrfikësit dhe policia kanë dalë në vend të ngjarjes. Vetura është djegur pjesërisht, ndërkaq të lënduar nuk ka”, ka thënë Bytyqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat