Sekuestrohet një pushkë automatike në Suharekë

Kronikë e zezë

Sekuestrohet një pushkë automatike në Suharekë

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 00:48
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arritur të identifikojë dhe lokalizojë një lokacion të dyshuar se mund të gjendet një armë pa leje nga organet përgjegjëse.

Me urdhër të Prokurorit dhe me autorizim të Gjykatës Themelore në fshatin Leshan të Suharekës është bastisë lokacioni i dyshimtë -shtëpi private.

Bastisja është kryer në pajtim me procedurat ligjore dhe në prezencë të dëshmitarëve.

“Gjatë bastisjes është gjetur një pushkë automatike AK 47 me një karikator dhe 12 fishekë, të cilat janë sekuestruar”, thuhet në njoftim.

I dyshuari nuk ka qenë në shtëpi , por i është përgjigjur thirrjes së policisë dhe më vonë është lajmëruar në Stacionin Policor të Suharekës

“Pas intervistimit i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt. Në këtë rast janë filluar hetimet për veprat penale “ Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim ia pa autorizuar i armës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat