Ishte dënuar për vjedhje, Policia e arreston 36-vjeçarin e kërkuar në Mitrovicë dhe e dërgon në burg

Kronikë e zezë

Ishte dënuar për vjedhje, Policia e arreston 36-vjeçarin e kërkuar në Mitrovicë dhe e dërgon në burg

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 07:45
Foto ilustrim

Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga Policia e të tjerë të dënuar nga Gjykatat arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia. Media në vazhdimësi ka raportuar për arrestimin e personave të të akuzuar për vepra të ndryshme penale, por që të cilët kanë ikur nga duart e drejtësisë.

Vetëm gjatë ditëve të fundit, Sinjali mëson se kanë rënë në pranga të Policisë disa persona të kërkuar me urdhëresa të Gjykatave.

Njëri prej tyre, është Sh.B., 36-vjeçar., i cili është kapur të hënën në Mitrovicë dhe pas ndalimit dhe verifikimit, rezultoi se ndaj tij ka dy urdhër arreste aktive.

I njëjti ishte në listën e personave të kërkuar, pasi Gjykata Themelore në Mitrovicë e kishte shpallur fajtor dhe e ka dënuar me burgim për dy raste të vjedhjeve.

Pas përfundimit të procedurave policore, i riu është dërguar në njërën nga qendrat korrektuese në vend për ta vuajtur dënimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat