Drenas: 37-vjeçari e sulmon vëllain me tërfurk, ky është shkaku i mosmarrëveshjes

Kronikë e zezë

Drenas: 37-vjeçari e sulmon vëllain me tërfurk, ky është shkaku i mosmarrëveshjes

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 07:55
Foto ilustrim

Konfliktet mes vëllezërve në familjet kosovare, shpeshherë përfundojnë me sharje e ofendime ndaj njëri-tjetrit. Ata madje me raste eskalojnë në kërcënime e përleshje fizike, duke u dashur kështu intervenimi i Policisë për të zgjidhur telashet.

Një rast i tillë ka ndodhur në një familje në fshatin Baicë të Drenasit, ku dy vëllezër janë përfshirë në një konflikt verbal që kaloi më pas në sulm.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një 37-vjeçar, po dyshohet se pas një mosmarrëveshje momentale, e ka sulmuar vëllain e tij me tërfurk dhe për pasojë i ka shkaktuar lëndime trupore.

Posa Policia është vënë në dijeni për rastin, viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me rastin.

Bazuar në dëshminë e tij, të dhënë para hetuesve, motivi që e shtyu të kapej me vëllain ishte një debat për ndezjen e zjarrit, që u bë mollë sherri mes tyre.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat