Arrestohen katër persona në Prizren për “posedim të narkotikëve”

Kronikë e zezë

Arrestohen katër persona në Prizren për “posedim të narkotikëve”

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 11:17
Foto ilustrim

Janë arrestuar katër persona të dyshuar pasi në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe sekuestruar 1.18 gramë marihuanë, një peshore digjitale, 22 fishekë kalibrash të ndryshëm, një pushkë gjuetie, disa telefona, laptop, një motoçikletë si dhe disa prova të tjera që lidhen me rastin.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

POSEDIM I NARKOTIKËVE – Prizren 04.09.2023 – 06:00.

Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se gjatë kontrollit, në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të tyre, janë gjetur dhe sekuestruar: 1.18 gramë Marihuanë, një peshore digjitale, 22 fishekë kalibrash të ndryshëm, një pushkë gjuetie, disa telefona, laptop, një motoçikletë si dhe disa prova të tjera që lidhen me rastin. Të dyshuarit me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat