Arrestohet 24-vjeçari në Suharekë i dënuar 9 herë, dërgohet në burg

Kronikë e zezë

Arrestohet 24-vjeçari në Suharekë i dënuar 9 herë, dërgohet në burg

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 16:38
Foto ilustrim

Një 24-vjeçar me inicialet Q.Q. është arrestuar mbrëmë në rrugën “Rreshtani” në Suharekë, pasi po kërkohej për 12 vepra penale, për 9 prej të cilave Gjykata kishte lëshuar urdhëresa për shqiptim të dënimit.

Policia e Kosovës njoftoi se pas mbledhjes së informacioneve “përmes rrugëve operative”, njësiti policor per realizimin e Urdheresave të Stacionit Policor në Prizren e ka lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin.

“I njejti eshte arrestuar ne Rr.” Reshtani “ ne Suhareke dhe eshte i dyshuar per 12 vepra penale prej te cilave 11 “ Vjedhje e Rende “ dhe nje “ Lendim i lehte Trupor””, thuhet në njoftimin e PK-së.

Kunder te dyshuarit, Policia thotë se “jane leshuar dymbedhjete (12) Urdheresa aktive nga Gjykata Themelore kompetente, prej te cilave nente Urdheresa per shqiptim te denimit me burgim dhe tri urdheresa per dergim ne seance gjyqesore”.

“Pas arrestimit të personit të kërkuar, nga njësitet përkatëse policore i njëjti është dërguar në Qendrën e Paraburgimit ne Prishtine , ne vuajtje te dënimit me burg ne kohëzgjatje prej pese vite e nje muaj”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat