Vrasja në “Bon Vivant”, një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit

Kronikë e zezë

Vrasja në “Bon Vivant”, një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 17:58
Gjykata Themelore në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit me inicialet N.LL, i dyshuar për vrasjen në “Bon Vivant” një muaj më parë në kryeqytet.

I dyshuari është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes se veprës penale”.

Gjyqtari i procedurës paraprake e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit N.LL dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, masa e paraburgimit është caktuar në harmoni me nenin 184 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1, dhe 1.2.3 të KPPK-së, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes se veprës penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat