Sekuestrohen tetë armë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Sekuestrohen tetë armë në Prishtinë

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 18:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka njoftuar se në kuadër të veprimeve operative për të parandaluar veprat kriminale, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, ka gjetur disa armë.

Në njoftim thuhet se gjatë fundjavës, në lokacione të ndryshme, policia ka gjetur dhe sekuestruar tetë armë.

Dy prej tyre armë të ftohta apo thika.

Ndaj personave të dyshuar, janë iniciuar raste për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat