Kërcet grushti në Prishtinë: 47-vjeçari rrah xhaxhain e tij të moshuar

Kronikë e zezë

Kërcet grushti në Prishtinë: 47-vjeçari rrah xhaxhain e tij të moshuar

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 08:16
Foto ilustrim

Konfliktet brenda anëtarëve të familjes në vendin tonë janë goxha të shpeshta. Në shumë raste, situata eskalon në ofendime, kërcënime e sulme fizike, duke u dashur kështu me patjetër ndërhyrja e Policisë për t’i zgjidhur problemet.

Në një sherr janë përfshirë së fundi dy persona në Prishtinë, ku një 47-vjeçar dyshohet se ka sulmuar fizikisht xhaxhain e tij.

Burimet kanë bërë me dije se i moshuari ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se pas një konflikti verbal me nipin, ai ka eskaluar në dhunë fizike duke e rrahur.

67-vjeçari ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat