Policia i shkon në derë të riut që po kërkohej me 11 urdhëresa të Gjykatës, i gjejnë drogë

Kronikë e zezë

Policia i shkon në derë të riut që po kërkohej me 11 urdhëresa të Gjykatës, i gjejnë drogë

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 08:38
Foto ilustrim

Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga Policia e të tjerë të dënuar nga Gjykatat arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia. Media në vazhdimësi ka raportuar për arrestimin e personave të akuzuar për vepra të ndryshme penale, por që të cilët kanë ikur nga duart e drejtësisë.

Në prangat e Policisë ka rënë edhe një i ri në Suharekë, i cili po kërkohej me 11 urdhëresa të Gjykatës.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se Policia mbrëmë ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku kanë gjetur dhe sekuestruar substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë dhe kokainë si dhe pajisje tjera për përdorimin e drogës.

24-vjeçari fillimisht kishte tentuar t’i ikë Policisë, mirëpo njësitë policore kanë arritur që ta lokalizojnë dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Mësohet se ai ka deklaruar para organeve të hetuesisë se është përdorues i drogës, teksa ishte i kërkuar pasi ishte dënuar nga Gjykata me burgim për dy vepra penale ‘Lëndim trupor’ dhe ‘Vjedhje e rëndë’.

I riu është dërguar në Qendër Korrektuese në vuajtje të dënimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat