Arrest shtëpiak për ortopedin që dyshohet për ryshfet

Kronikë e zezë

Arrest shtëpiak për ortopedin që dyshohet për ryshfet

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Masa e arrestit shtëpiak i është caktuar për ortopedin S.D, i cili u arrestua të hënën në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Kështu ka njoftuar Gjykata Themelore e Prishtinës.

Kjo gjykatë e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë, që mjekut t’i caktohet masa e paraburgimit.

“Në rast të mosrespektimit të masës së arrestit shtëpiak, gjykata mund të caktoj masën e paraburgimit kundër të pandehurit S.D”, shkruan në komunikatën e lëshuar nga kjo gjykatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat