​Arrestohet personi i dyshuar për sulmin në shtëpinë e kryesuesit të Bordit të Trepçës

Kronikë e zezë

​Arrestohet personi i dyshuar për sulmin në shtëpinë e kryesuesit të Bordit të Trepçës

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 16:33
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se pas një hetimi intensiv në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është arrestuar personi i dyshuar për sulmin me granatë dore në shtëpinë e kryesuesit të Bordit të Trepçës, Bahri Hyseni.

Personi me iniciale F.B dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

I dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar.

Ndaj tij do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit pranë gjykatës kompetente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat