Përleshje mes tre të rinjve në Prishtinë, Policia ua sekuestron thikat

Kronikë e zezë

Përleshje mes tre të rinjve në Prishtinë, Policia ua sekuestron thikat

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 08:04
Foto ilustrim

Përleshjet mes të rinjve tashmë janë bërë të zakonshme në vendin tonë. Pothuajse çdo ditë raportohet për sherre të ndryshme, motivet e të cilave shpesh dalin të jenë banale. E gjatë përleshjeve, pos grushteve përdoren edhe mjete të forta e të mprehta, ku si pasojë shumë raste kanë përfunduar edhe me fatalitet.

Një rast i tillë ka ndodhur dje pasdite në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë, ku tre persona janë përfshirë në një rrahje.

Burimet kanë bërë me dije se Policia ka arrestuar në vendin e ngjarjes njërin prej personave të dyshuar, ndërsa tjetri ndodhet në arrati. Po ashtu te të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar mjete të mprehta.

Në kuadër të veprimeve hetimore i dyshuari dhe viktima janë shoqëruar në stacion policor ku kanë dhënë dëshmitë e tyre lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, i mituri është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’, teksa vijojnë kërkimet për lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat