Dy personave në Prishtinë u grabiten para, të dyshuarit ishin të armatosur

Kronikë e zezë

Dy personave në Prishtinë u grabiten para, të dyshuarit ishin të armatosur

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 09:43
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy meshkuj në Prishtinë kanë raportuar se gjersa ishin në vendin e tyre të punës, tre të dyshuar deri më tani të panjohur të armatosur me armë të gjata u kanë grabitur një sasi parash.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 02:28.

“Dy viktimat meshkuj kosovarë, kanë raportuar se gjersa ata ishin në vendin e tyre të punës, tre të dyshuar deri më tani të panjohur, dy prej tyre të armatosur me armë të gjata kanë grabitur një sasi parash dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin janë duke u kryer hetime intensive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat