Një i arrestuar në Pejë për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm

Kronikë e zezë

Një i arrestuar në Pejë për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 14:11
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Shkaktim i rrezikut tё përgjithshëm”.

Përmes një raporti me shkrim, policia thotë se me datё 23.07.2023, rreth orёs 04:30 ёshtё njoftuar se nё rrugën “Jeton Dedushaj” nё Pejё ka ndodhur njё shpërthim.

“Njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё, menjëherë i janё pёrgjigjur rastit, aty ёshtё vërejtur se shpёrthimi ka ndodhur para derёs sё shtёpisё sё viktimave dhe si pasojё dy vetura janё dёmtuar, mirëpo pasoja nё njerёz nuk ka pasur. Nё vazhdën e hetimeve tё zhvilluara nga hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё, sot me datё 07.09.2023, nё bazё tё urdhёresёs sё Gjykatёs themelore nё Pejё, ёshtё bёrё bastisja e shtёpisё dhe objekteve pёrcjellёse tё personit tё dyshuar: F.S. i lindur më 1992 kosovar/shqiptar”, njofton PK-ja.

I dyshuari ёshtё arrestuar, gjithashtu ёshtё sekuestruar edhe automjeti i tij i cili dyshohet se ёshtё përdorur nё rast.

Personi i dyshuar ёshtё intervistuar nga hetuesit ne prezencë tё avokatit mbrojtës dhe me vendim tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё ndaluar pёr 48- orё.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat