Arrestohet një person për dëmtim të shtratit të “Lumbardhit”

Kronikë e zezë

Arrestohet një person për dëmtim të shtratit të “Lumbardhit”

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 16:38
Foto ilustrim

Të mërkuren, stacioni policor nё Deçan, kanё siguruar njё informacion se nё fshatin Vranoc i vogël të Deçanit, nga persona të pandërgjegjshëm është duke u dëmtuar shtrati i lumit ”Lumbardhi i Deçanit”, i cili përmes veprimtarisë ilegale tё nxjerrjes (eksploatimit) tё zhavorrit nga shtrati i lumit dhe brigjet e tij.

Njësitet relevante tё stacionit policor nё Deçan, menjëherë iu kanё përgjigjur rastit, ёshtё bёrё identifikimi dhe arrestimi i personit tё dyshuar, i njëjti ёshtё intervistuar nga hetuesit.

Nё koordinim me prokurorin e shtetit dhe bashkëpunim me Inspektoret adekuat te MMPHI–së, dhe KPMM-së –Prishtinë, tё cilët po ashtu kanë dalё nё vendin e ngjarjes dhe janë ndërmarrë veprimet adekuate ligjore duke bёrё sekuestrimin e përkohshëm tё disa mjeteve te rёnda:

Tre (3) ekskavatorë dhe

Dy (2) gurthyes

Me urdhër tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё liruar, ndërsa rasti shkon nё procedurë tё rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat