Rast i rëndë në familjen Gashi në Prishtinë: Nëna e gjen pa shenja jete djalin e saj 57-vjeçar

Kronikë e zezë

Rast i rëndë në familjen Gashi në Prishtinë: Nëna e gjen pa shenja jete djalin e saj 57-vjeçar

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 20:41
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në familjen Gashi në rrugën “Marie Shllaku” në Prishtinë, ku një burrë i moshës 57-vjeçare është gjetur pa shenja jete.

Policia tashmë ka nisur hetimet për vdekjen e tij, ndërkohë që trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Rexhep Gashin, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor që ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se 57-vjeçari ka ndërruar jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Në kuadër të veprimeve hetimore është marrë dëshmia e nënës të së ndjerit, e cila ka deklaruar se e ka gjetur të birin të shtrirë në oborrin e shtëpisë.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’ dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat