Gjendet pa shenja jete një person, policia nis hetimet

Kronikë e zezë

Gjendet pa shenja jete një person, policia nis hetimet

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 09:47
Policia

Një grua ka raportuar se është gjetur pa shenja jete një burrë në Prishtinë.

Siç bëhet e ditur në raportin e policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti vazhdon të jetë nën hetim.

“Ankuesja femër kosovare ka informuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti ne procedure hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat