E rëndë: Bie nga ndërtesa një 29 vjeçar në Ferizaj, dyshohet se kreu vetëvrasje

Kronikë e zezë

E rëndë: Bie nga ndërtesa një 29 vjeçar në Ferizaj, dyshohet se kreu vetëvrasje

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 16:33
Ilustrim

Një 29 vjeçar sot dyshohet se ka bërë vetëvrasje në Ferizaj në një objekt banesor që ishte duke u ndërtiar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Ju njoftojmë se rreth 13:00 kemi pranuar një informacion se në rrugën “Emin Duraku” në Ferizaj në një objekt banesor në ndërtim e sipër, një person, mashkull i moshës rreth 29 vjeçar, dyshohet se ka bërë vetëvrasje”.

Mjekët nga Qendra Emergjente e Ferizajt, që kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë konstatuar vdekjen e tij.

Ekipe të policisë rajonale kanë dalë në vendin e ngjarjes gjithashtu dhe po e hetojnë rastin.

Me vendim të prokurorit kujdestar trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat