“Ki me marrë vesh kush jom unë”/ 27-vjeçarja kapet mat duke rrahur brutalisht një fëmijë, sulmon policin që ndërhyri në rast

Kronikë e zezë

“Ki me marrë vesh kush jom unë”/ 27-vjeçarja kapet mat duke rrahur brutalisht një fëmijë, sulmon policin që ndërhyri në rast

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 08:07
Foto ilustrim

Zyrtarët policorë shpesh herë janë cak i sharjeve e ofendimeve nga qytetarët, të cilët ka raste kur eskalojnë edhe në kërcënime e sulme fizike. Në këtë mënyrë ata përballen me vështirësi gjatë kryerjes së detyrave zyrtare e shpesh u rrezikohet edhe jeta.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Pejë, ku një 27-vjeçare është kapur në flagrancë duke ushtruar dhunë brutale ndaj një fëmijë 13-vjeçar.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se në vendin e ngjarjes ka qëlluar të jetë një zyrtar policor i cili ishte jashtë detyrës zyrtare, por që ka intervenuar menjëherë.

Sipas informacioneve të cilat i posedon Sinjali, e dyshuara në momentin që ka ndërhyrë polici, i është kundërvënë edhe atij duke e kërcënuar se do e marrë vesh se kush është ajo, e madje ka tentuar edhe ta sulmojë fizikisht.

Polici në rroba civile ka kërkuar përforcime dhe njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarën dhe e njëjta më pas është shoqëruar në stacion për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 27-vjeçares t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe ‘Sulm ndaj personit zyrtar’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat