Policia gjuhet me gurë nga familjarët e dy personave të dyshuar, derisa ishte duke sekuestruar veturën që bartnin drunjë ilegalisht

Kronikë e zezë

Policia gjuhet me gurë nga familjarët e dy personave të dyshuar, derisa ishte duke sekuestruar veturën që bartnin drunjë ilegalisht

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 08:42
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Ivajë të Kaçanikut, derisa ishin duke sekuestruar një veturë me të cilën po kryhej transporti ilegal i druve, disa familjarë të personave të dyshuar kanë penguar sekuestrimin duke gjuajtur me gurë.

Rasti ka ndodhur ditën e premte, rreth orës 13:20.

“Raportohet se derisa njësia policore ishte duke sekuestruar një veturë me të cilën po kryhej transport ilegal i druve, para makinës tërheqëse kanë dalë dy të dyshuarit meshkuj kosovarë dhe disa anëtarë të familjes së tyre duke penguar sekuestrimin e veturës dhe më pas duke gjuajtur me gurë. Të dyshuarit më pas janë larguar në drejtim të panjohur”, njofton Policia.

Policia bën të ditur se nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat