Arrestohet një person në Pejë për posedim të substancave narkotike

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Pejë për posedim të substancave narkotike

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 09:33
Foto ilustrim

Është arrestuar një person në Pejë, pasi të njëjtin i janë gjetur dhe sekuestruar 9.4 gram substancë narkotike, që dyshohet të jetë e llojit marihuanë.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe sekuestruar 9.4 gram substancë, dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat