Arrestohet një person për lëndim të rëndë trupor në Kaçanik

Kronikë e zezë

Arrestohet një person për lëndim të rëndë trupor në Kaçanik

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 14:31
Foto ilustrim

Policia e Kosovës njofton se sot (e shtunë) në orët e hershme të mëngjesit në Kaçanik, tek vendi i quajtur ‘’Guri i Zi ‘’ ka ndodhur një rast i lëndimit trupor, ku një person i kishte shkaktuar lëndime të rënda një personit tjetër dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas policisë, i lënduari pasi kishte marrë ndihmën e parë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Megjithatë, policia pas sigurimit të provave të mjaftueshme, ka arrestuar personin e dyshuar për lëndim të rëndë trupor në Kaçanik.

“Policët hetues të stacionit në Kaçanik, nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i kanë nisur hetimet në kërkim të personit të dyshuar dhe pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, kanë siguruar prova të mjaftueshme dhe kanë identifikuar të dyshuarin, të cilin, sot rreth 10:30 e kanë arrestuar me dyshimin se ka shkaktuar lëndim të rëndë trupor”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, i dyshuari A.Z ( M/K) i moshës 52 vjeçar është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’Lëndim i rëndë trupor’’. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat