Kanoset me vdekjen menaxherja e një pompe të derivateve në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Kanoset me vdekjen menaxherja e një pompe të derivateve në Fushë Kosovë

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 08:27
Fushë Kosovë

Është arrestuar një grua dje në Bresje të Fushë Kosovës, pasi dyshohet se e ka kanosur me vdekje menaxheren e një pompe të derivateve.

Sipas policisë, deri tek kanosja ka ardhur pas një mosmarrëveshje të mëhershme lidhur me një pagesë.

E dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Bresje, Fushë Kosovë 10.09.2023 – 07:40. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta dyshohet për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme lidhur me një pagesë, në shenjë revolte ka kanosur me vrasje viktimën femër kosovare menaxhere në një pompë derivatesh. Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat