Punëtorja kanos me vrasje menaxheren për shkak të një borxhi në Fushë-Kosovë

Kronikë e zezë

Punëtorja kanos me vrasje menaxheren për shkak të një borxhi në Fushë-Kosovë

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 09:49

Është arrestuar një e dyshuar pasi sipas Policisë së Kosovës, ajo kishte kërcënuar menaxheren e një pompe të derivateve për shkak të një pagese.

Rasti ka ndodhur në Fushë-Kosovë

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta dyshohet për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme lidhur me një pagesë, në shenjë revolte ka kanosur me vrasje viktimën femër kosovare menaxhere në një pompë derivatesh”, thuhet në raportin 24 – orësh.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat