Dogana me aksion në mobishopët në Podujevë

Kronikë e zezë

Dogana me aksion në mobishopët në Podujevë

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 15:41
Dogana e Kosovës

Dogana e Kosovës është duke e zhvilluar një aksion në Podujevë, cak mobi-shopat. Burime  kanë thënë se aksioni është duke u zhvilluar në 3 kompani që merren me shitjen e telefonave të menqur që janë të përfshira 5 lokacione.

Me dyshime për kontrabandë.

“Aksioni sapo ka filluar. Në këtë aksion është duke u bërë  verifikimi i  telefonave që po tregtohen në “mobi-shop”. Aktualisht janë duke u kontrolluar tre kompani në 5 lokacione”, ka thënë ky burim.

Kujtojmë se ditë më parë, Dogana e Kosovës ka realizuar disa aksione të ngjajshëm edhe në Prishtinë në  disa mobishope. Aksione janë zhvilluar edhe një aksion ku cak kanë qenë barnatoret në kryeqytet dhe në Pejë ku janë gjetur mallra të kontrabanduara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat